Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë të re bashkëpunimi

Nënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë të re bashkëpunimi

E zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, i zhvilluar më 15 korrik, në postin si nënkryetare e Partisë Demokratike, Erisa Bajaziti ishte e ftuar në studion e RTSH24, ku foli për përgjegjësinë e re politike, prioritetet e saj, diasporën dhe nevojën për një angazhim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Bajaziti e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe, duke theksuar se synon të përfaqësojë zërin e demokratëve dhe të diasporës.

“Është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për t’iu përgjigjur qytetarëve dhe për të qenë zëri i tyre”, u shpreh ajo.

Sipas Bajazitit, një nga prioritetet kryesore është forcimi i frymës së bashkëpunimit brenda Partisë Demokratike, por edhe krijimi i një komunikimi më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ajo e vlerësoi ardhjen e figurave të reja në strukturat e partisë si një shenjë pozitive dhe theksoi rëndësinë e mendimit ndryshe brenda një force politike.

“Duhet t’i shohësh gjërat me syrin kritik, me dëshirën për t’i ndryshuar gjërat për mirë”, u shpreh ajo.

Bajaziti tha se angazhimi i saj politik do të fokusohet te kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe se dëshiron të sjellë një frymë të re bashkëpunimi.

“Kushdo që e ndjen veten që mund t’i japë një kontribut për Shqipërinë, të ndihet i lirë për të komunikuar”, deklaroi ajo.

Lini një koment