Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPo hidhej nga një shkëmb në Orikum, dëmtohet një person, transportohet me urgjencë në spital

Po hidhej nga një shkëmb në Orikum, dëmtohet një person, transportohet me urgjencë në spital

Një person është dëmtuar teksa po hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit. Pas dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në spital kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është dëmtuar gjatë hedhjes nga shkëmbi. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

Lini një koment