E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nuk ka prova, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën, dyshohet për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj!

Nuk ka prova, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën, dyshohet për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj!

Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie me eksploziv në hyrje të një banesë në zonën e Dajtit.

Akuza e konsideroi të paligjshëm ndalimin e Allës, i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv.

Prokuroria e Tiranës thotë se nuk është administruar asnjë provë direkte ose indirekte në adresë të të dyshuarit që të krijojnë dyshimin se ai e ka vendosur lëndën plasëse në shtëpinë e Jakup Memishaj.

Ndërsa shtohet se nuk mund të konsiderohet si provë fakti që i ndaluari kishte pasur konflikt me familjen Memishaj për shkak të një minibari, të porositur nga kjo familje në mobilerinë e familjes Alla, informon TCH.

Duke ju referuar dëshmisë së Nazmie Myftaraj, policia kishte zbuluar se familja Memishaj kishte porositur në Tapizë një minibar që e kishin paguar, por nuk e kishin marrë dhe për këtë qëllim kishin kryer kallëzim në polici.

Pas këtij pretendimi policia rezulton se ka ndaluar Ervis Allën, i cili është shkruar se nuk u gjet në mobileri dhe sipas prokurorisë nuk është reflektuar fakti se lokalizimi i këtij shtetasi është kryer në Krujë dhe se kjo polici nuk ka mbajtur akt shërbimi për të pasqyruar faktet.

Lini një koment