E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›22 bebe vijnë në jetë me anë të IVF në maternitetin “Koço Gliozheni”

22 bebe vijnë në jetë me anë të IVF në maternitetin “Koço Gliozheni”

22 bebe, 9 vajza dhe 13 djem, kanë ardhur në jetë nëpërmjet fertilizimit in vitro të ofruar falas për çiftet shqiptare në maternitetin “Koço Gliozheni”. Shërbimi, i cili ofrohet prej dy vitesh, u ka dhënë mundësinë rreth 200 çifteve t’i nënshtrohen procesit të riprodhimit të asistuar. Drejtori Genci Hysko thotë se kërkesat janë të shumta, por rastet përjashtohen nga kriteri i moshës.

Janë afro 50 mln lekë të vendosura në dispozicion për çiftet, të cilët mund të përfitojnë nga ky proces.

Sipas të dhënave, 2 nga 10 çifte në Shqipëri përballen me infertilitet, që është pamundësia për të arritur një shtatzëni në kushte natyrale. Ekspertët thonë se faktorët që po çojnë në rritjen e infertilitetit janë disa, si mosha e madhe e vajzave që vendosin për t’u bërë nëna, përdorimi i alkoolit, substancave narkotike, por edhe faktorë ambientalë e gjenetikë.

Lini një koment