E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Java 12 ndahet në 3 ditë, Partizani-Vllaznia luhet në “Air Albania”

Abissnet Superiore: Java 12 ndahet në 3 ditë, Partizani-Vllaznia luhet në “Air Albania”

Pas ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, në fundjavë rikthehet kampionati i Abissnet Superiore, që vjen në ekranin e RTSH. Java e 12-të është programuar të luhet në tri ditë, duke nisur nga e premtja, për t’u mbyllur të dielën.

Të premten do të zhvillohen dy ndeshje, Skënderbeu-Egnatia dhe AF Elbasani-Dinamo. Të shtunën Teuta pret Laçin në stadiumin e Rrogozhinës, pasi “Niko Dovana” nuk është gati, ndërsa Partizani do ta presë Vllazninë në stadiumin “Air Albania”.

Java e 12-të mbyllet të dielën me ndeshjen Vora-Tirana. Kampionati i Abissnët Superiore kryesohet nga Egnatia me 27 pikë.

Abissnet Superiore, java 12

20.11.2026, ora 16:00

Skënderbeu-Egnatia, stadiumi “Skënderbeu”, (RTSH Sport)

20.11.2026, ora 18:30

AF Elbasani-Dinamo, stadiumi “Elbasan Arena”, (RTSH Sport)

21.11.2026, ora 16:00

Teuta-Laçi, stadiumi “Arena Egnatia”, (RTSH Sport)

21.11.2026, ora 18:30

Partizani-Vllaznia, stadiumi “Air Albania”, “RTSH 1-RTSH Sport”

22.11.2026, ora 13:30

Vora-Tirana, stadiumi i Vorës, (RTSH 1-RTSH Sport”

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment