E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident i rëndë në Porto Romano, motomjeti përplaset me kazanët e mbeturinave dhe bordurën, drejtuesi në gjendje të rë

Aksident i rëndë në Porto Romano, motomjeti përplaset me kazanët e mbeturinave dhe bordurën, drejtuesi në gjendje të rë

Durrës, 20 nëntor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Porto Romanos në Durrës, ku një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me koshat e mbeturinave dhe më pas me bordurën e rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake në vendngjarje, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e ndriçimit rrugor dhe e sinjalistikës së nevojshme në këtë segment, të cilat kanë vështirësuar dukshmërinë dhe orientimin e drejtuesit të mjetit gjatë orëve të mbrëmjes.

Lini një koment