Aktakuzë në Gjakovë: kërcënoi me thikë punëtoren dhe i grabiti 7 660 euro
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Ç.Zh., nën dyshimin për veprën penale të grabitjes, siç njofton KosovaPress.
Sipas aktakuzës, më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, i pandehuri kishte shkuar në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në lokalin “R.M.T”, ku i maskuar dhe me thikë ka kërcënuar punëtoren dhe më pas nga sirtari ka marrë 7 660 euro.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.