Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet, vetëm në pjesën që parashikon gjoba për bllokimin e rrugëve.
Deri në shqyrtimin në themel të kërkesës, dispozitat që lidhen me gjobat për bllokimin e rrugëve nuk do të jenë të zbatueshme.
Gjithashtu, Kushtetuesja ka vendosur që kërkesa të shqyrtohet me përparësi, pa pritur afatet e zakonshme procedurale, të cilat mund të shkojnë deri në tre muaj.
“Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ.
Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicë votash, vendosi: