E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Alizoti: Vetëm Kuvendi nuk flet për protestën e shqiptarëve, jemi në autokraci

Alizoti: Vetëm Kuvendi nuk flet për protestën e shqiptarëve, jemi në autokraci

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, kritikoi Kuvendin për mungesën e një qëndrimi lidhur me protestën që po zhvillohet prej muajsh në vend.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të së mërkurës, Alizoti e cilësoi situatën si një krizë të madhe politike, duke deklaruar se vendi po shkon drejt autokracisë.

Në nisje të seancës, ku në fokus është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale, deputeti demokrat ngriti shqetësimin për faktin se Kuvendi nuk ka gjetur kohë për të diskutuar mbi protestën e qytetarëve dhe të rinjve.

“Unë nuk e kuptoj si Kuvendi nuk ka gjetur një orë të vetme të flasë për protestën e të rinjve. Protesta është një zemërim i madh, është krizë e madhe politike. Nëse një parti sot, pas 30 vjetësh demokraci, i ngjan partisë së Enverit, kemi kaluar në autokraci. Politika përfundon aty ku hyn dhuna, nuk mbahet pushteti me dhunë. Pushteti është vetëm besim, sidomos në demokraci”, u shpreh Alizoti.

Lini një koment