BBC: “Nân” nga Alis, një performancë emocionuese që vjen nga Shqipëria
BBC ka shkruar për baladën prekëse “Nân” të këngëtarit Alis, duke e cilësuar atë si një histori personale që pasqyron realitetin e shumë familjeve shqiptare të prekura nga emigrimi.
BBC përshkruan se kënga tregon historinë e një nëne që qëndron në pragun e derës, duke pritur kthimin e fëmijës së saj në shtëpi – një temë që lidhet me emigrimin nga Shqipëria pas vitit 1991, kur rreth 40% e popullsisë është larguar nga vendi.
Në performancën skenike të Eurovisionit, rolin e nënës së Alisit e luan aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila i jep këngës një peshë emocionale.
Në finale, Alis do të performojë i pesti dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta votojnë me kodin 05.