E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BERLIN – Trump telefonon Kushner për t’iu bashkuar bisedimeve të Koalicionit të të Vullnetshmëve

BERLIN – Trump telefonon Kushner për t’iu bashkuar bisedimeve të Koalicionit të të Vullnetshmëve

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, telefonoi dhëndrin e tij, Jared Kushner, nga avioni presidencial ”Air Force One”, për t’iu bashkuar bisedimeve të zhvilluara sot në Berlin nga Koalicioni i të Vullnetshmëve, në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti amerikan ishte duke u kthyer nga Kina, ku kishte zhvilluar një takim të parë trepalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin kinez, Xi Jinping, kur telefonoi Kushnerin në celularin e tij, sipas pjesëmarrësve në bisedimet e Berlinit.

Kushneri, i cili është një nga negociatorët kryesorë të Trumpit në bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, më pas e vendosi vjehrrin e tij në altoparlant, ndërsa u përdor një mikrofon për të përforcuar zërin.

Fillimisht nuk ishte e qartë se çfarë u tha Trumpi liderëve të mbledhur në Kancelarinë Federale në Berlin dhe nëse i informoi ata për takimin e tij me Putinin./ a.jor.

Lini një koment