E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BRUKSEL – Studentët protestojnë kundër rritjes së tarifave universitare dhe shtrenjtimit të jetesës

BRUKSEL – Studentët protestojnë kundër rritjes së tarifave universitare dhe shtrenjtimit të jetesës

– Mijëra studentë dolën sot në rrugët e Brukselit, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, për të kundërshtuar rritjen e tarifave të studimit, shkurtimet në financimin e arsimit dhe kostot gjithnjë e më të larta të jetesës, sipas “Reuters”.

Protesta u organizua nga Federata e Studentëve Frankofonë (FEF), me mbështetjen e sindikatave të punonjësve. Në të morën pjesë studentë nga universitete të ndryshme, të cilët kërkuan më shumë financim për arsimin e lartë dhe masa për ta bërë atë më të përballueshëm.

Një nga shqetësimet kryesore të protestuesve, është rritja e tarifave universitare nga 835 euro në 1 194 euro, një shtim prej rreth 43%.

Studentët kundërshtojnë gjithashtu, rritjen e shpenzimeve për strehimin, transportin dhe ushqimin, duke argumentuar se këto kosto po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ndjekjen e studimeve.

Organizatorët kërkojnë gjithashtu, financim më të madh për institucionet arsimore dhe kundërshtojnë ndryshimet në politikat e mbështetjes për studentët.

Marshimi nisi pranë stacionit qendror të trenit në Bruksel dhe vijoi drejt selisë së qeverisë së Komunitetit Frankofon të Belgjikës.

Në protestë u bashkuan edhe studentë nga komuniteti flamand, ndërsa sindikatat e arsimit mbështetën kërkesat për përmirësimin e kushteve në sektor.

Demonstrata u zhvillua në një periudhë pakënaqësish në rritje ndaj reformave dhe masave të kursimit në sistemin arsimor belg. /

Lini një koment