E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se megjithëse ka disa problematika, prodhimi vendas është me cilësi të lartë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Salla u shpreh se sektori i serave është rritur dhe shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit në BE.

“Jemi duke ndihmuar të gjithë sektorët, agrokultura, peshkimi. Ne po rritemi shumë në sera. Fermerët kërkojnë toka, edhe nga bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit. Sektori i serave është rritur shumë. Ne do të bëjmë autorizim të posaçëm për AKU për inspektim për festat e fundvitit. Prodhimi vendas ka herë pas here ndonjë problematikë, por ne prodhojmë me cilësi të lartë. Dhe iu rekomandoj qytetarëve që të marrin prodhime shqiptare.

Ne jemi duke punuar vazhdimisht, flas për 3 kapitujt. Mund të them që i kemi afruar afat dhe Shqipëria po punon shumë shpejt. Jemi në hapin e duhur, plotësojmë çdo kriter dhe kusht për t’u integruar në BE. Në sigurinë ushqimore shkohet paketë bashkë me bizneset, qytetarët. Jemi duke punuar në terren, në mënyrë që të shkojmë paralel. Fermerët dhe bizneset deri tani janë treguar korrekt në mirëpritjen e çdo detyre. Jemi duke punuar mirë dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm”, theksoi ai.

Lini një koment