Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Ceremonia e çajit sjell traditën dhe filozofinë japoneze në Tiranë

Ceremonia e çajit sjell traditën dhe filozofinë japoneze në Tiranë

Ceremonia tradicionale japoneze e çajit solli në Tiranë një përvojë autentike të kulturës së Japonisë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës Kulturore Japoneze e cila nisi ditën e djeshme e do të vijojë deri më 18 tetor.

Përmes demonstrimeve të udhëhequra nga mjeshtër japonezë, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihnin nga afër këtë traditë shekullore, ku ndërthuren estetika, filozofia, përqendrimi dhe harmonia.

Aktiviteti u përqendrua te ritualet dhe simbolika e përgatitjes dhe shërbimit të çajit, duke i njohur të pranishmit me rëndësinë që kjo praktikë zë në trashëgiminë kulturore japoneze. Përvoja u plotësua me degustimin e çajit, duke krijuar një mundësi për të përjetuar nga afër një prej traditave më përfaqësuese të kulturës së Japonisë. Interesi i lartë i publikut për këtë aktivitet dëshmoi kureshtjen për traditat japoneze dhe dëshirën për të zbuluar më shumë rreth kulturës së këtij vendi.

Në kuadër të Javës Kulturore Japoneze, ceremonia e çajit përcolli edhe filozofinë e ngadalësimit të ritmit, vëmendjes ndaj çastit dhe vlerësimit të gjërave të thjeshta, duke sjellë në Tiranë një përvojë që ndërthur trashëgiminë, artin dhe qetësinë shpirtërore.

Lini një koment