Courtois zgjat kontratën me Real Madridin deri në vitin 2028
Thibaut Courtois do të mbetet portieri i Real Madridit për të paktën edhe një sezon tjetër. Belgu ka rinovuar kontratën e tij, e cila skadonte në qershor të 2027, me një vit.
Për më shumë se tetë vjet tani, Thibaut Courtois ka qenë portieri i parë i Real Madridit. Ai pasoi Keylor Navas në verën e vitit 2018, i cili fitoi titullin e Ligës së Kampionëve me Los Blancos në secilin nga tre sezonet e mëparshme.
Vetë Courtois ka grumbulluar gjithashtu një numër trofeshë: dy tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj në La Liga, një Kupë të Mbretit, dy Superkupa Evropiane dhe tre Kupa të Botës për Klube. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.