E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›“Die Fledermaus” në TKOB, dy mbrëmje me muzikë dhe elegancë vjeneze

“Die Fledermaus” në TKOB, dy mbrëmje me muzikë dhe elegancë vjeneze

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit.

Opereta e famshme e kompozitorit austriak Johann Strauss II, e njohur edhe si “Lakuriqi i natës”, u mirëprit nga publiku kryeqytetas gjatë muajit shtator, por suksesi i duartrokitjeve të gjata e rikthen përsëri këtë vepër e cila për herë të parë pa dritat e skenës në vitin 1874, në Vjenë.

Ngjarja zhvillohet në Vjenë dhe sillet rreth një historie plot humor, mashtrime dhe identitete të fshehura. Personazhi kryesor, Gabriel von Eisenstein, duhet të vuajë një dënim me burg, por përpara se të paraqitet, vendos të marrë pjesë në një festë luksoze të organizuar nga Princi Orlofsky. Aty, përmes maskimeve, takimeve të papritura dhe keqkuptimeve, personazhet përfshihen në situata komike. Në qendër të historisë qëndron edhe dëshira për hakmarrje e doktor Falke-s, i cili organizon një lojë për t’i vënë të gjithë në siklet.

Një nga arsyet e suksesit të kësaj operete është muzika plot gjallëri e Johann Strauss-it, veçanërisht valset, polkat dhe meloditë karakteristike vjeneze.

TKOB e ka vendosur në kalendar edhe për dy net të tjera, më 20 dhe 21 nëntor.

Kjo operetë klasike vjen nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanella-s si dhe nën dirigjimin e Gridi Krajës. Artistët e TKOBAP-së, me kostume plot elegancë dhe muzikën magjepsëse, do të sjellin një atmosferë festive gjatë dy mbrëmjeve të njëpasnjëshme.

Lini një koment