E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Dinamo, Renaldo Kalari: E pabesueshme që dolëm pa pikë

Dinamo, Renaldo Kalari: E pabesueshme që dolëm pa pikë

“Për atë që prodhuam në fushën e lojës është e pabesueshme që dolëm pa pikë”. Zv-trajneri i Dinamos, Renaldo Kalari ka komentuar për “Super Gol” humbjen 1-0 të pësuar përballë Elbasanit.

“Pjesa e paë duhet të përfundonte me 2 apo 3 gola. Në pjesën e dytë disa nga lojtarët tanë ranë, më pas ishte dhe ndërrimi i detyrueshëm i Qefalisë, nuk kishim një lojtar në rolin natyral për ta zëvendësuar”.

“Ne kishim rast për shënim para golit të Elbasanit me Berishën dhe dy apo tre situata të tjera që duhet ti zgjidhnim më mirë. Më vjen keq, sepse nuk është hera e parë që shpërdorojmë kaq shumë raste”.

“Nuk e di përse ndodh kjo. Stafi, trajneri ka për detyrë të dërgojë lojtarët te 20 metrat e fundit apo te zona, më pas janë lojtarët ata që duhet ti zgjidhin situatat”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment