Dita e parë e punës tek United, Pochettino: Nder dhe privilegj të jem në një klub fantastik si ky
Mauricio Pochettino ka nisur aventurën e tij të re te Manchester United. Pas fitores së kombëtares së SHBA-së ndaj Haitit në Cincinnati, trajneri argjentinas u nis për në Angli. Me mbërritjen në kompleksin stërvitor të Carringtonit, ai përjetoi zyrtarisht ditën e tij të parë si trajneri i ri i “Djajve të Kuq”.
Imazhet e para të Pochettinos te United u publikuan në kanalet e rrjeteve sociale të klubit. 54-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar në Europë ekipe si Espanyol, Southampton, Tottenham, PSG dhe Chelsea , përballet me një debutim sfidues në Premier League: të dielën në orën 17:30. United, që aktualisht renditet në vendin e parafundit, me tetë pikë, po aq sa Sunderland, do të përballet me Liverpoolin në “Anfield”.
“Jam tejet i entuziazmuar që ndodhem këtu. Është nder dhe privilegj të jem në një klub fantastik si ky. Mezi pres të filloj punën” tha trajneri argjentinas sapo mbërriti në qendrën stërvitore të United, në një video të shpërndarë në kanalet e rrjeteve sociale të klubit nga Mançesteri.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.