E konfirmuar/ nga Gjermania tek Italia, Shqipëria mëson të gjithë kundërshtarët “big” në kualifikueset e Europianit (lista)
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport
Shqipëria mëson kundërshtarët e mundshëm në kualifikueset e Europianit 2028. Zyrtarisht janë konfirmuar të gjitha ekipet e vazos së parë dhe pestë. “Panorama Sport” iu sjell më poshtë këto dy vazo të plota.
Akoma nuk dihet nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 4 apo 5 skuadra në kualifikueset e Europianit 2028. Kuqezinjtë kanë përfunduar në vazon e tretë.
Megjithatë, disa gjëra janë konfirmuar. Shorti do të mbahet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës e Veriut. Viti i ardhshëm është vendimtar për të ardhmen e kombëtares, e cila shpreson ta shohë veten në një turne madhor pas 12 vitesh.
VAZO E PARË (E GJITHA E KONFIRMUAR)
Angli, Portugali, Francë, Holandë, Spanjë, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Greqi, Norvegji, Kroaci.
VAZO E PESTË (E GJITHA E KONFIRMUAR)
Estoni, Slloveni, Kazakistan, Moldavi, Maltë, Azerbajxhan, Lituani, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn.
Shënim: Vazo e pestë vlen vetëm nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 5 skuadra.