E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›E mitura e raportuar e zhdukur në Drenas deklaron se është sulmuar seksualisht, arrestohet një person

E mitura e raportuar e zhdukur në Drenas deklaron se është sulmuar seksualisht, arrestohet një person

Një e mitur, e raportuar si e zhdukur në Drenas, ka deklaruar në Polici se është sulmuar seksualisht, siç njofton KosovaPress, duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima ishte raportuar e zhdukur më 24 nëntor 2026, ndërsa më 25 nëntor është paraqitur në stacionin policor. Në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe të mbrojtësit të viktimave, e mitura ka deklaruar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari, mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Lini një koment