E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Egnatia-Lincoln Red Imps në RTSH, formacionet zyrtare të sfidës

Egnatia-Lincoln Red Imps në RTSH, formacionet zyrtare të sfidës

Trajneri Nevil Dede ka publikuar formacionin zyrtar të Egnatias për sfidën e sotme kundër Lincoln Red Imps, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe RTSH Sport në orën 18:45.

Tekniku i kampionëve të Shqipërisë është i detyruar që të bëjë disa ndryshime në formacion sidomos në mbrojtje për shkak të mungesës së Bitrit dhe Sotës.

Dajsinani do të jetë titullar në portë, Aleksi spostohet në qendër të mbrojtjes, ku do të luajë bashkë me Ajetin, ndërsa Haime dhe Jago do të luajnë nga krahët.

Fernando-Kryeziu dhe Loukili do të luajnë në mesfushë, ndërsa treshja sulmuese do të përbëhet nga Albanese-Adjesa dhe Gruda.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment