E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Ekspozita “Porta e Kohës” prezanton pasuritë arkeologjike të Shkodrës, Beratit dhe Korçës

Ekspozita “Porta e Kohës” prezanton pasuritë arkeologjike të Shkodrës, Beratit dhe Korçës

Galeria e Arteve në Shkodër mirëpriti ekspozitën “Porta e Kohës”, një prezantim artistik dhe dokumentues i pasurisë arkeologjike dhe kulturore të Shkodrës, Beratit dhe Korçës.

Përmes skicave të objekteve me rëndësi historike dhe arkeologjike, ekspozita solli në vëmendje dëshmi të trashëgimisë së këtyre qyteteve dhe vlerat që ato mbartin për identitetin kulturor kombëtar. Një kontribut të veçantë në ekspozitë dha arkeologu Dritan Çoku, përmes përfshirjes dhe dokumentimit të objekteve me vlera historike e arkeologjike.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve, të ftuar dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, duke krijuar një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e pasurisë historike përmes artit dhe dokumentimit vizual. Organizim krijoi një hapësirë edhe për shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes artit dhe dokumentimit vizual.

Lini një koment