“Ëndrra ime dhe e familjes u realizua”, shkodrani Gruda i mbyll përfundimisht derën Shqipërisë: Klop më tha te Gjermania…
Brajan Gruda përjetoi një ditë historike me kombëtaren e Gjermanisë, pasi regjistroi debutimin e tij në fitoren 2-0 ndaj Luksemburgut, ku ai la gjurmë menjëherë me një gol.
Vetëm Musiala ka bërë debutimin në një moshë më të re se Gruda, me sulmuesin 21-vjeçar që është në listën e lojtarëve më të rinj në historinë e kombëtares gjermane. Ai u ndal pas ndeshjes të flasë për këtë moment të veçantë.
“Që në stërvitje kisha krijuar përshtypjen se mund ta nisja ndeshjen nga minuta e parë. Më pas, trajneri Klop ma tha këtë gjatë një bisede të shkurtër dhe më dha shumë besim te vetja.
Jo(Kimish) më pasoi topin. Me prekjen e parë u futa drejt qendrës, aty kishte shumë hapësirë dhe duhej ta shfrytëzoja.Ishte mirë që ata nuk më sulmuan dhe unë thjesht e shfrytëzova këtë mundësi.
Ishte instinkt. Kur bëj driblime, nuk mendohem shumë, thjesht veproj. Zakonisht nuk ka as shumë kohë për të menduar.
Kam buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Jam shumë i lumtur. Kjo është një ëndërr e imja dhe e gjithë familjes sime. Me golin që shënova, sigurisht që kënaqësia është edhe më e madhe”, u shpreh Gruda pas ndeshjes.