E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Euroja ‘zhytet’ nën 90 lekë për herë të parë, humb 1 lek brenda javës dhe prek nivelin më të ulët historik

Euroja ‘zhytet’ nën 90 lekë për herë të parë, humb 1 lek brenda javës dhe prek nivelin më të ulët historik

Euroja ka zbritur nën 90 lekë për herë të parë, siç njofton Shqiptarja.com, duke prekur nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të premte një euro këmbehet me 89,78 lekë.

Vetëm gjatë kësaj jave, euroja ka humbur pothuajse 1 lek në kursin e këmbimit.

Në krahasim me një vit më parë, rënia ka arritur në 7,1%, niveli më i lartë i tkurrjes në tre vitet e fundit.

Lini një koment