E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Fatmir Curri propozohet ambasador i Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg

Fatmir Curri propozohet ambasador i Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg

Fatmir Curri është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Belgjikë dhe në Luksemburg, ku pritet ta zëvendësojë ambasadorin aktual, Agron Bajrami, merr vesh Telegrafi.

Sipas informacioneve të Telegrafit, Curri ka kaluar procedurat në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të dekretohet nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Pas përfundimit të procedurave në Kosovë, emërimi i tij pritet t’u përcillet autoriteteve përkatëse të Belgjikës dhe Luksemburgut për miratim.

Kush është Fatmir Curri?

Fatmir Curri është ekspert i lartë për politika publike, integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal me mbi 20 vjet përvojë profesionale në administratën publike, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Aktualisht shërben si Ekspert i Lartë/Senior Expert në Sekretariatin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në Sarajevë, ku koordinon procese të nivelit të lartë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal (Common Regional Market), zhvillon mekanizma rajonalë të monitorimit, mbështet dialogun politik ndërmjet qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, si dhe koordinon hartimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE.

Më parë, në vitet 2022-2025 ka shërbyer siKëshilltar i Jashtëm për Integrim Evropiannë Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ku ishte pjesë e ekipit kryesor që përgatitiaplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka luajtur rol kyç në procesin e liberalizimit të vizave, përfshirë koordinimin e fushatës kombëtare të informimit për qytetarët, si dhe ka udhëhequr ekipin për hartimin e Agjendës së Reformavenë kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë karrierës së tij ka udhëhequr dhe menaxhuar programe shumëmilionëshe të financuara nga BE dhe donatorë ndërkombëtarë, ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e shoqërisë civile, menaxhimin e skemave të ri-grantimit, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe hartimin e politikave publike.

Është themelues dhe drejtues iShkollës së Integrimit Evropian, program nga i cili kanë diplomuar mbi 1,100 pjesëmarrës, si dhe trajner me përvojë në menaxhimin e ciklit të projekteve (PCM), fondet e BE-së, monitorim dhe vlerësim, teorinë e ndryshimit dhe qasjen e bazuar në të drejta.

Ka përvojë të gjerë në koordinimin e proceseve ndërinstitucionale dhe rajonale, si dhe në zhvillimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile./Telegrafi/

Lini një koment