E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Fest Folk nisi edicionin e 5-të në qytetin e Elbasanit

Fest Folk nisi edicionin e 5-të në qytetin e Elbasanit

Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve nisi edicioni i 5-të i festivalit “Fest Folk”, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë për qytetin e Elbasanit.

Për katër net me radhë ky festival do të bashkojë 25 shkolla dhe rreth 600 fëmijë në një festë të këngës, valleve, kostumeve popullore dhe ngjyrave të folklorit shqiptar. Nata e parë solli emocione dhe energji në Sallën e Koncerteve, duke dëshmuar se trashëgimia kulturore përcillet më së miri kur bëhet pjesë e edukimit dhe formimit të brezit të ri.

Bashkia Elbasan, e cila mbështet këtë aktivitet, bëri të ditur se vijon t’i kushtojë një vëmendje të veçantë promovimit të kulturës dhe trashëgimisë folklorike, duke krijuar hapësira ku fëmijët mund të shprehin talentin e tyre dhe të njihen me traditat shqiptare.

Festivali do të vijojë edhe në tri netët e ardhshme, deri në finalen e madhe të 20 nëntorit, duke e kthyer Elbasanin në një skenë të bukur të traditës, talentit dhe trashëgimisë kulturore.

Lini një koment