E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – Finlanda blen 160 automjete luftarake nga “BAE Systems Hagglunds” për 2,8 miliardë euro

FOKUS – Finlanda blen 160 automjete luftarake nga “BAE Systems Hagglunds” për 2,8 miliardë euro

HELSINKI, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Finlanda do të blejë 160 automjete luftarake këmbësorie, tip CV90 nga kompania suedeze “BAE Systems Hagglunds” për 2,8 miliardë euro, njoftoi sot Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

“Ky është hapi më i rëndësishëm në procesin e modernizimit të ushtrisë finlandeze dhe ne kemi negociuar këtë blerje si pjesë e një koalicioni”, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Ai specifikoi se kjo është një blerje e përbashkët me Lituaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë për një total prej 430 automjetesh.

“Kjo do të forcojë ndjeshëm aftësitë e forcave të armatosura në Veriun e Lartë të NATO-s dhe do të gjenerojë kursime kostosh duke përmirësuar sigurinë e furnizimit, pasi më shumë vende do të përdorin të njëjtin lloj pajisjesh”, tha Hakkanen.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1 340 kilometrash me Rusinë, u bashkua me NATO-n në vitin 2023./

Lini një koment