E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – Marrëveshje e re SHBA-Venezuelë për bashkëpunim ushtarak

FOKUS – Marrëveshje e re SHBA-Venezuelë për bashkëpunim ushtarak

– Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi një marrëveshje të re për bashkëpunim ushtarak me Venezuelën, gjatë vizitës së tij të parë në vend që nga largimi i presidentit Nicolas Maduro nga pushteti në janar, pas një operacioni të forcave speciale amerikane, sipas Reuters.

Në një deklaratë të përbashkët me presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez në Karakas, Hegseth tha se marrëveshja përfshin trajnime të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe fusha të tjera të bashkëpunimit ushtarak.

Rodriguez deklaroi se marrëveshja do të ndihmojë në përballimin e kërcënimeve të përbashkëta dhe në forcimin e aftësive trajnuese të forcave të armatosura venezueliane.

SHBA-ja ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin e saj në Venezuelë pas largimit të Maduros, veçanërisht në sektorin e naftës.

Në gusht, një marrëveshje i dha kompanisë “North American Blue Energy Partners” (NABEP) akses afatgjatë në 17 fusha nafte, të cilat përmbajnë rreth një të pestën e rezervave të naftës së vendit.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një pjesëmarrje prej 35% të SHBA-së në kompaninë mëmë të NABEP-it dhe të drejta mbi prodhimin.

Vizita e Hegseth në Karakas ishte pjesë e një udhëtimi më të gjerë rajonal, pasi ai pritet të vizitojë edhe Kolumbinë, ku do të dorëzonte pajisje ushtarake dhe do të diskutonte bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

SHBA-ja pritet t’i dorëzojë Kolumbisë një avion transporti ushtarak tip ”Hercules C-130”, ndërsa bisedimet do të përqendrohen në mbështetjen për luftën kundër trafikut të drogës dhe grupeve të armatosura ilegale./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment