E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Forcat e Armatosura hapin 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë

Forcat e Armatosura hapin 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë

Forcat e Armatosura kanë hapur thirrjen për 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë, siç njofton Shqiptarja.com, në kuadër të fushatës së rekrutimeve për të rinjtë që duan të ndjekin karrierën ushtarake.

Në kuadër të kësaj nisme po zhvillohen edhe aktivitetet informuese “Ditët e Hapura” në qytete të ndryshme të vendit, ku të interesuarit mund të njihen nga afër me mundësitë për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ftoi të rinjtë që duan të ndjekin karrierën ushtarake dhe t’i shërbejnë vendit të aplikojnë deri më 15 janar 2027.

Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin trajnimin bazë, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 22 shkurti deri më 30 prill 2027.

Lini një koment