E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›FOTO/ Ernest Muçi fenomen! I detyron turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonsporti

FOTO/ Ernest Muçi fenomen! I detyron turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonsporti

Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë.

Trabzonsporti i kushtoi një postim Muçit. “Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.

Në postim vihet edhe një koment, i cili ka fituar shumë pëlqime. “Ai shënoi një gol të pabesueshëm. E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashalla, vazhdo njësoj”.

Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmjen me gol.

Lini një koment