E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›FOTO/ Sondazhi në UEFA, ja si e shohin tifozët ndeshjen vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

FOTO/ Sondazhi në UEFA, ja si e shohin tifozët ndeshjen vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e Kombeve.

Sfida, e cila luhet në Budapest, do të jetë një përballje direkte do të përcaktojë kreun e grupit, me benefite të rëndësishme si ngjitja në Ligën B në mënyrë direkte, një vazo më e mirë në kualifikueset e Euro 2028 si dhe një vend në play-off të Europianit që është thuajse i sigurt.

Në sondazhin e publikuar nga UEFA në faqen e saj, tre orë para sfidës, situata paraqitet me Shqipërinë duke u favorizuar sipas parashikimit të tifozëve. 66% e tyre kanë votuar për një fitore të kuqezinjve në këtë duel, ndërsa 28% mendojnë se sfida do të shkojë në favor të Bjellorusisë.

Vetëm 6 % deri tani mendojnë se ndeshja mund të mbyllet në barazim, ndonëse ky është një tjetër rezultat që iu shkon për shtat kuqezinjve të cilët do të ruanin kësisoj vendin e parë.

Lini një koment