E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›FSHF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Interi nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për Inter Academy Albania

FSHF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Interi nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për Inter Academy Albania

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mirëpriti në Shtëpinë e Futbollit Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe përfaqësuesit e Inter Academy, me të cilët diskutoi mbi projektin Inter Academy Albania.

Në përfundim të takimit, FSHF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Inter Club Albania nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e kësaj iniciative, që synon të sjellë në Shqipëri metodologjinë dhe standardet e FC Internazionale Milano në formimin e futbollistëve të rinj.

Në kuadër të marrëveshjes, Ministria do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa FSHF do të vendosë në dispozicion infrastrukturën sportive për zhvillimin e akademisë në Tiranë.

Projekti do të krijojë mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë, duke ndërthurur formimin sportiv me edukimin, përfshirjen e vajzave në futboll dhe mbështetjen e talenteve të reja.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment