E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha nga GJKKO: Të gjithë të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha nga GJKKO: Të gjithë të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një prononcim për mediat pas paraqitjes në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

I pyetur për mungesën e tij në protestën e fundit, Berisha u shpreh se bëhej fjalë për një protestë qytetare dhe se prania e tij do të mund të interpretohej si përpjekje për ta politizuar atë.

“Janë dy lloje protestash: ato popullore, në të cilat demokratët janë të parët që marrin pjesë, dhe protestat partiake. Dalja ime do të ishte një akt politizimi për një protestë qytetare”, deklaroi kreu i PD-së.

Gjatë prononcimit, Berisha u pyet gjithashtu nëse ka një ftesë publike për bashkim me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, pas zhvillimeve të fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ai shmangu përmendjen e drejtpërdrejtë të dy emrave, por përsëriti thirrjen për bashkim të të gjithë faktorëve politikë që janë kundër kryeministrit Edi Rama.

“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë”, përfundoi Berisha.

Lini një koment