Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Fushata “Miku i librit” rikthehet me shkrimtarin Vath Koreshi

Fushata “Miku i librit” rikthehet me shkrimtarin Vath Koreshi

Fillimi i këtij tetori shënoi rikthimin e fushatës “Miku i librit”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Aktiviteti i parë i kësaj fushate u zhvillua në shkollën “Ismail Qemali”, me një diskutim për shkrimtarin Vath Koreshi, një ndër emrat e rëndësishëm të letrave shqipe, i cili përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes së tij. Kjo fushatë përkon edhe me “Tetorin e Librit”, muaj gjatë të cilit shtohen aktivitetet dedikuar librit.

Libri i përzgjedhur për këtë aktivitet, nga krijimtaria e Vath Koreshit, ishte “Konomea”, të cilin një pjesë e mirë e nxënësve e kishin lexuar. Kjo e ktheu në bashkëbisedim takimin me studiuesen Dhurata Shehri, e cila e bëri bisedën më interesante dhe pyetjet për të vijuan edhe pas përfundimit të takimit, jashtë sallës së teatrit të shkollës.

Interesant ishte fakti që leximi i librit të Vath Koreshit u kishte nxitur nxënësve kureshtjen për të lexuar libra të tjerë nga autori, por edhe nga letërsia bashkëkohore shqipe.

Lini një koment