Guardiola: Klopp ka qenë rivali dhe antagonisti im më i madh!
Vendimi për të emëruar Klopp si pasardhës të Julian Nagelsmann ka entuziasmuar Guardiol-an, i cili në një intervistë për revistën e Bundesliga-s ka thënë se se ky ishte vendimi “më i miri që ekziston për Federatën Gjermane të Futbollit”.
“Ai është një nga më të mirët në futboll, nuk mund ta përshkruaj sa admirim kam për të. Ai është lloji i personalitetit, i një trajneri, që e bën botën tonë të futbollit më të mirë”, tha Guardiola.
Lojtarët “e ndjekin plotësisht”, tha katalanasi, i cili pati shumë duele si trajner me Klopp në Gjermani dhe Angli. “Ai ka karizëm, është një komunikues i jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur që është rikthyer si trajner, futbolli ka nevojë për personalitete si Jürgen. Besoj se nën drejtimin e tij, Gjermania do të arrijë të rikthehet, se skuadra do të perceptohet përsëri ndryshe, se gëzimi do të kthehet dhe se tifozët do të jenë përsëri krenarë për ekipin e tyre. Kur dëgjova se ai do të ishte trajneri juaj i ri i kombëtares, u kënaqa shumë”, tha spanjolli, i cili pohoi se “Klopp ka qenë rivali dhe antagonisti im më i madh!”. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.