Guterres bën thirrje për krijimin e një mekanizmi për të menaxhuar rreziqet që lidhen me IA-në
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të zhvillojë një mekanizëm për të zbutur rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale (IA) brenda vitit të ardhshëm. Guterres e bëri thirrjen gjatë një konference mbi IA-në në Karaibe.“U bëj thirrje sot Shteteve Anëtare që të koordinojnë përpjekjet e tyre për të zhvilluar, brenda vitit të ardhshëm, një kornizë shumëpalëshe për menaxhimin e rreziqeve që lidhen me IA-në, e cila është gjithëpërfshirëse, e bazuar në parime dhe e mbikëqyrur në një mënyrë të pavarur dhe të besueshme”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Ndërsa mandati i tij po i afrohet fundit, Antonio Guterres po bën thirrje për një kuadër rregullator për IA-në, duke theksuar nevojën për të ndërmarrë veprime kundër përdorimit të Sistemeve Autonome të Armëve Vdekjeprurëse (LAWS) – shpesh të quajtura “robotë vrasës”.Në shtator, CEO i Anthropic, Dario Amonde, CEO i OpenAI, Sam Altman, dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, bënë thirrje për një ngadalësim në zhvillimin e IA-së. Liderë të tjerë të industrisë, si Jensen Huang, i cili është rikthyer në krye të Nvidia, ose Mark Zuckerberg i Meta-s, janë në favor të vazhdimit të zhvillimit të IA-së me një ritëm të shpejtë.Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara duket se nuk janë të gatshëm të ndërhyjnë, ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump beson se mbikëqyrja e tepërt mund të dobësojë konkurrencën e SHBA-së kundër Kinës.