Hysaj dhe Muçi me klub të ri? Konfirmohet si qëndron e vërteta me dy liderët e Kombëtares
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport
Elseid Hysaj dhe Ernest Muçi janë lidhur respektivisht me kalimin te Mançester Junajtid dhe Roma. “Panorama Sport” mëson se nuk ka asgjë të vërtetë me dy liderët e Kombëtares, sa i përket klubeve në fjalë.
Lajmet e raportuara nuk janë të vërteta, teksa lindin pikërisht pas ndeshjeve të Kombëtares. Muçi ndërkohë po stërvitet me Trabzonsporin, pasi shqetësimi ndaj Finlandës nuk rezultoi asgjë serioze. Roma nuk e ka në radar aktualisht yllin e Trabzonit.
Hysaj në anën tjetër është pa ekip. Për të është një periudhë e pazakontë në karrierë, pasi i ndodh për herë të parë në një kohë kaq të gjatë.
Ofertat për Hysajn nuk kanë munguar në Shqipëri, Itali, Rusi dhe Spanjë. Mbetet në dorën e mbrojtësit për të vendosur.