Jepchirchir pozitive me EPO, Gressier s’ndalet: Kenianët kanë mashtruar prej vitesh!
Kampioni i botës në 10,000 metra, Jimmy Gressier ka sulmuar përsëri atletët nga Kenia pas çështjes më të fundit në lidhje me Peres Jepchirchir, e cila u gjet pozitive ndaj substancës së EPO-s.
Siç idhte francezi ka denoncuar prej kohësh atletët nga afrika dhe rasti i kampiones olimpike në maratonë duket se i ka dhënë edhe më shumë “forcë” për të vazhduar betejën e tij.
“Na është thënë prej kohësh se atletët kenianë janë më të mirët në botë… dhe gjepura si këto. Sipas meje, nuk është e vërtetë. Mendoj se, prej vitesh, jemi mashtruar nga praktikat e pandershme të këtyre atletëve, ndonëse është e vërtetë se ka atletë kenianë shumë të talentuar e të fortë, të cilët kanë dëshirë të madhe të vrapojnë, duke qenë se atje ky është sporti kryesor”, pohoi francezi.
Gressier më tej shtoi: “Nuk ka asgjë të keqe në vetvete. Por, le të mos e gënjejmë veten. Ka një shkallë të lartë mashtrimi, që vjen edhe nga agjentë të cilët përfitojnë nga varfëria e këtyre atletëve për të siguruar fitime financiare tejet të majme”. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.