E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kategoria e Parë: Java e 12-të në dy ditë, spikasin Pogradeci–Iliria dhe Flamurtari–Besa

Kategoria e Parë: Java e 12-të në dy ditë, spikasin Pogradeci–Iliria dhe Flamurtari–Besa

Kampionati i Kategorisë së Parë, që transmetohert në RTSH, vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, që do të zhvillohen në dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor.

Programi i kësaj jave nis të premten me dy përballje interesante. Në orën 13:30, Pogradeci pret Ilirinë, në një duel mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa në orën 16:00, në Vlorë, Flamurtari përballet me Besën.

Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, të gjitha në orën 13:30; Besëlidhja–Kukësi, Oriku–Korabi, Sopoti–Bylis dhe Kastrioti–Burreli.

Gjashtë përballjet e javës së 12-të do të sjellin një tjetër mundësi për skuadrat që të kërkojnë rezultate pozitive dhe të konsolidojnë pozitat e tyre në kampionat.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment