Sunday, 11 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Koçiu me ambasadoret e Francës dhe BE-së në Kombinat: Sjellim artin më pranë komunitetit

Koçiu me ambasadoret e Francës dhe BE-së në Kombinat: Sjellim artin më pranë komunitetit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me ambasadoren e Francës, Catherine Suard dhe ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ndoqën shfaqjen “Rodeo” nga grupi francez Grenade, në Qendrën Komunitare “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu e cilësoi këtë aktivitet si një mundësi për ta afruar artin me komunitetin, duke promovuar vlerat e gjithëpërfshirjes, solidaritetit dhe barazisë.

“Një mundësi për ta sjellë artin më pranë komunitetit, duke promovuar vlerat e gjithëpërfshirjes, solidaritetit dhe barazisë”, shkruan ajo,

Koçiu nënvizoi se se komunitetet e forta ndërtohen përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.

“Komunitetet e forta ndërtohen së bashku, duke krijuar hapësira dhe mundësi për të gjithë”, u shpreh Koçiu.

Lini një koment