E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë

Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Nations League, raporton Top Channel.

Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të grupit, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të siguruar vendin e parë në renditje.

Përpara udhëtimit drejt Hungarisë, skuadra zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tiranë. Pas mbërritjes në Budapest nuk është planifikuar stërvitje tjetër dhe aktiviteti i radhës i ekipit do të jetë konferenca për shtyp e trajnerit, e planifikuar në orën 18:30.

Ndeshja Bjellorusi–Shqipëri luhet nesër, më 15 nëntor, në orën 18:00 në Budapest dhe ka peshë të madhe për fatin e grupit, ndërsa kuqezinjtë duan ta mbyllin këtë fazë në krye të renditjes. Takimi transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb, sipas Top Channel.

Lini një koment