E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kryeministri Rama në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz

Kryeministri Rama në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz

Kryeministri Edi Rama u prit këtë të enjte në Kancelarinë Federale në Berlin, nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Rama ndodhet në Berlin me ftesë të Kancelarit Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.

Lini një koment