E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave

Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në shtëpi për Ilir Shytin dhe detyrim paraqitje për tre të arrestuarit e tjerë punonjësin e Gardës së Republikës Erion Ramaj dhe dy ushtarakët Leonard Murataj e Ernest Selmani pas kapjes së tyre me armë dhe automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare” më 24 nëntor 2026.

Konkretisht:

Ilir Shyti 28 vjeç: Masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Sipas raportimeve, atij iu gjet një pistoletë në një çantë të zezë brenda një automjeti tip “Audi” të blinduar me targa polake.

Erion Ramaj, 40 vjeç punonjës i Gardës së Republikës: Masë sigurie “Detyrim paraqitje”.

Leonard Murataj 42 vjeç, ushtarak: Masë sigurie “Detyrim paraqitje”.

Ernest Selmani 46 vjeç , ushtarak: Masë sigurie “Detyrim paraqitje”.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës:

Lini një koment