E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Lukaku i thotë lamtumirë Belgjikës: Për 16 vite kam dhënë gjithçka!

Lukaku i thotë lamtumirë Belgjikës: Për 16 vite kam dhënë gjithçka!

Romelu Lukaku njoftoi sot (të hënën) tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. Sulmuesi mbylli karrierën me një rekord prej 94 golash për vendin e tij, shifër kjo që e rendit atë në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin e meshkujve.

33-vjeçari Lukaku e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se ka përjetuar “çdo emocion të mundshëm” gjatë karrierës së tij 16-vjeçare me kombëtaren, me të cilën ka zhvilluar 135 ndeshje dhe ka përfaqësuar Belgjikën në katër Kupa Bote dhe tre Kampionate Evropiane. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment