Mbrëmje artistike kushtuar tekstshkruesve të këngëve
Mbrëmja e kaluar iu kushtua miqve poetë dhe emrave që kanë gdhendur fjalën, ndjenjën, ëndrrën në tekste këngësh që kanë mbetur legjendë ndër breza.
Kantautori Gjergj Leka solli në një event të veçantë poetët dhe tekstshkruesit Agim Doçi, Arben Duka dhe Jorgo Papingji, duke kujtuar krijimtarinë e tyre përmes këngëve dhe tingujve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
Alida Hisku, Liliana Kondakçi, Mira Konçi, Kozma Dushi e shumë emra të tjerë artistësh u bënë pjesë e kësaj nate, përmes interpretimeve brilante që rikthyen emocionet e këngëve më të dashura për publikun.
Por kjo mbrëmje ishte vetëm fillimi i një projekti më të madh që synon të kthejë në vëmendje figurat që kanë lënë gjurmë në kulturën shqiptare.
Muzika, poezia dhe kujtesa artistike u bënë bashkë, duke dëshmuar se këngët e mëdha dhe emrat që i krijuan ato vazhdojnë të jetojnë në zemrën e publikut.
/tvklan.al