Moto & Rock Festival, fundjavë elektrizuese në Korçë
Nata e parë e Moto & Rock Festival mblodhi në Korçë mbi 60 motoristë, qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock në një mbrëmje të jashtëzakonshme.
Urban Band dhe Renis Gjoka ndezën skenën me ritëm dhe emocione, ndërsa Korça u kthye edhe një herë në kryeqytetin e verës festive.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo falënderoi “Riders Legend” për bashkëpunimin dhe për faktin që edhe këtë vit e kthyen Korçën në pikëtakimin e qindra motoristëve nga i gjithë rajoni.