E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Nations League/ Çerekfinale drithëruese! Yamal sfidon Mbappe, Kane kundër Haaland

Nations League/ Çerekfinale drithëruese! Yamal sfidon Mbappe, Kane kundër Haaland

Janë përcaktuar sot pas shortit në Nyon çiftet e fazës finale të kompeticionit. Spikasin Spanjë-Francë dhe Angli-Norvegji

Yamal kundër Mbappe për një sfidë spaktakolare Spanjë-Francë, si dhe dueli mes qendërsulmuesve më të mirë në botë, Kane dhe Haaland, në Angli-Norvegji. Ky është verdikti i shortit të çerekfinaleve të Nations League, i hedhur sot në Nyon.

Holandë-Portugali dhe Belgjikë-Gjermani kompletojnë tabelën e shortit. Ndeshjet e para luhen më 25-27 mars 2027, kurse ato të kthimit më 28-30 mars. Në short janë përcaktuar edhe gjysmëfinalet që luhen më 9 dhe 10 qershor. Fituesja e Holandë-Portugali përplaset me atë të Spanjë-Francë, kurse kush kalon mes Belgjikës dhe Gjermanisë ndeshet me fituesen e Norvegji-Angli. Finalja luhet më 13 qershor.

Në Nyon u hodh edhe shorti i ndeshjeve shtesë për ngjitjen dhe rënien mes ligave të ndryshme, që kanë të njëjtin kalendar me çerekfinalet. Në playoff-in mes League A dhe League B përballen Bosnjë-Hercegovina me Danimarkën, Hungaria me Serbinë, Irlanda me Kroacinë dhe Sllovenia me Uellsin. Në ndeshjet shtesë mes League B dhe League C, çiftet janë Qipro-Maqedoni e Veriut, Estoni-Rumani, Ishujt Faroe-Gjeorgji dhe Bjellorusi-Izrael.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment