E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti. Ziçishti ishte një mjek kirurg i njohur për kontributin e tij në sistemin shëndetësor, por edhe për historinë e familjes së tij, të goditur nga represioni i regjimit komunist.

Ai lindi më 15 shkurt 1950 në Tiranë, ndërsa rrënjët familjare i ka nga fshati Ziçisht i Devollit. Është djali i Mihallaq Ziçishtit, ish-zyrtar i lartë i regjimit komunist, dhe nipi i Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1983, pas akuzave në kuadër të goditjes së grupit të Mehmet Shehut.

Në vitin 2013, Ylli Ziçishti hyri në politikë si përfaqësues i Partisë Socialiste, duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Korçës, në zonën e Devollit. Mandatin parlamentar e mbajti deri në vitin 2017.

Lini një koment