E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Në prag të dimrit, qarku i Kukësit më i rrezikuari, “injoron” fondet nga Emergjencat Civile!

Në prag të dimrit, qarku i Kukësit më i rrezikuari, “injoron” fondet nga Emergjencat Civile!

Qarku i Kukësit një nga qarqet e rrezikuara gjatë periudhës së dimrit për situata emergjence që lidhen kryesisht me bllokimet e rrugëve nga dëbora apo nga erozioni, me gjithë mungesat që ka në kapacitete të mjeteve dhe problematikave infrastrukturore, sërish ka luksin që të refuzojë fondin e emergjencave civile për këtë qark.

Këtë fakte ka bërë të ditur vetë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, gjatë një takimi me komisionin e mbrojtjes civile për qarkun e Kukësit.

Në këtë kontekst edhe prefekti i qarkut të Kukësit u ka bërë apel institucioneve lokale të shfrytëzojnë fondet e akorduara, raporton A2.

Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe garantimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo situate emergjente që mund të krijohet gjatë muajve të dimrit, ishte një tjetër pikë e diskutimeve të këtij takimi.

Lini një koment