Monday, 5 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›“Neighbours from Motherland”, Premiera botërore që çeli Festivalin e Dancit duartrokitet për 10 minuta

“Neighbours from Motherland”, Premiera botërore që çeli Festivalin e Dancit duartrokitet për 10 minuta

Premiera botërore që çeli Festivalin Ndërkombëtar të Dancit në Tiranë, e mbajti publikun në këmbë duke duartrokitur për 10 minuta.

Vepra e Brigel Gjokës dhe Rauf “Rubberlegz” Yasit, e titulluar “Neighbours / from Motherland”, bashkoi për herë të parë në të njëjtën skenë trupat e Baletit të Shqipërisë dhe Baletit të Kosovës. Baleti bashkëkohor i vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit vuri theksin mbi rrënjët e përbashkëta dhe identitetin.

Publiku artdashës i kryeqytetit kishte mbushur plot sallën e TKOB, duke dëshmuar interes të veçantë ndaj edicionit të 5-të të IDFT.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në hapjen e këtij aktiviteti, përcolli në rrjetet sociale edhe pamje nga performanca, duke kujtuar se, pas Tiranës, më 7 tetor shfaqja udhëton drejt Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke e çuar këtë bashkëpunim edhe në Prishtinë.

Në kalendarin artistik të IDFT 5 renditen aktivitete të shumta, të cilat do të sjellin në Tiranë artistë dhe shfaqje nga skena ndërkombëtare e kërcimit bashkëkohor.

Lini një koment